Një aksident detar u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në zonën detare në veri të ishullit Andros, ku një anije mallrash me flamur të Vanuatu-t u përplas në shkëmbinj dhe më pas u fundos, raportojnë mediat greke.
Sipas informacioneve paraprake, anija, e cila ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës dhe transportonte rreth 8 mijë ton sodë, pësoi dëme të rënda pas goditjes në zonën shkëmbore, duke çuar në fundosjen e saj.
Si pasojë e këtij incidenti nuk ka persona të lënduar, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Forcave Ajrore për të realizuar me sukses operacionin e shpëtimit.









