-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konjufca takim me homologen irlandeze: Kërkuam mbështetje për anëtarësimin tonë në BE!

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka njoftuar për takimin që ka mbajtur me homologen e tij iralandeze Helen McEntee në Irlandë, duke thënë se jam dakordësuar që Kosova nuk mund të veçohet nga procesi i anëtarësimit në BE.

Postimi i Konjufcës

Në vizitën time të parë bilaterale në Irlandë pata kënaqësinë të takohem me Ministren për Punë të Jashtme dhe Tregti znj. Helen McEntee, me të cilën diskutuam për marrëdhëniet ndermjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës, miqësinë mes popujve tanë dhe shumë vlera të përbashkëta që ndajmë. Ishte vlerësim i përbashkët që raportet tona duhet të zgjerohen dhe intensifikohen në shumë drejtime dhe fusha. Po ashtu, duke qenë se Irlanda do të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian, kërkuam mbështetjen e tyre në pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. U dakorduam që Kosova nuk mund të veçohet nga procesi dhe përcaktimi i antarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Gjatë vizitës u takova gjithashtu me anëtarë të Komitetit të Përbashkët për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamentit irlandez dhe me Senatorin Pat Casey, takime të cilat riafirmuan mbështetjen parlamentare të Irlandës për rrugën evropiane të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit