Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, me anë të një postimi në rrjetin e tij fcebook, ka reaguar për raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke thënë se raporti e qartëson se rruga europiane e Shqipërisë kalon vetëm përmes luftës reale të korrupsionit dhe zgjedhjeve të lira.
Postimi i Bardhit
Dje Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian konfirmoi edhe njëherë se rruga Europiane e Shqipërisë kalon vetëm përmes luftës reale ndaj korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sipas raportit të Parlamentit Europian të miratuar dje në Komision:
· Zgjedhjet e 11 Majit dhe mbrotja e korrupsionit të Belinda Ballukut janë një njollë turpi për Shqipërinë.
· Korrupsioni mbetet një shqetësim serioz.
· Kërkohet rritje e transparencës dhe kontrollit në prokurimet publik dhe koncesionet, si dhe sektorin e ndërtimit.
· Reformë Zgjedhore dhe Reformë Territoriale duhet të jenë konsensuale.
· Kërkohet forcim i mbikëqyrjes parlamentare.
· Konstatohet presion ndaj sistemit të drejtësisë dhe moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Detyra e të gjithë klasës politike shqiptare është të dëgjojmë zërin e miqëve tanë ndërkombëtar.
Është koha për një qeverisje të përgjegjëshme dhe europiane në Shqipëri.









