-sidi education-spot_img
30.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gucati: Flamuri i UÇK të mos përdoret në protestën e Tiranës

Kryesoret

Kreu i Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka kërkuar që në protestat që po mbahen në Shqipëri të mos përdoret flamuri i UÇK-së.

Ndërsa ishte i prerë se nuk ka mercenarë shqiptarë. Për Dritan Goxhajn tha se nuk është anëtar i kësaj organizate të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi një dokument ku ka vënë në pikëpyetje përfshirjen e Goxhajt në luftën e Kosovës.

Në kuadër të protestave në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po ballafaqohen me akuza për krime lufte, një e tillë do të mbahet në Kroaci.

Sipas kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, protesta do të mbahet më 5 korrik, nga ora 18:00, në Zarë.

Gucati shpreson se kjo do të jetë protesta e fundit, me besimin se çlirimtarët do të kthehen në Kosovë./Klan

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit