Rumania, vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian, ka njoftuar se një dron ka goditur një zonë të banuar në qytetin Galați në juglindje të vendit, duke plagosur dy persona. Incidenti ndodhi gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës fqinje, duke ngritur shqetësime për përhapjen e luftës përtej territorit ukrainas.
Autoritetet rumune thanë se droni goditi çatinë e një pallati 10-katësh, duke shkaktuar një shpërthim. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ky është rasti i parë që një dron shkakton të plagosur në territorin rumun që nga nisja e luftës.
“Rumania do të ndërmarrë masat e nevojshme diplomatike në përgjigje të kësaj shkeljeje serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe të hapësirës sonë ajrore.”
Ajo shtoi se vendi ka informuar aleatët e NATO-s dhe ka kërkuar përshpejtimin e vendosjes së sistemeve kundër dronëve në territorin rumun.









