Ditën e enjte Kuvendi do të mbajë seancën plenare të javës, e cila do të mblidhet në orën 10:00.
Lidhur me këtët seancë është caktuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, si edhe interpelanca me Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Financave Petrit Malaj, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme Besfort Lamallari.
Ndërkohë në seanëcn e javës së kaluar Kryeministroi Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm gjatë rendit të ditës por është paraqitur vetëm në përfundimit të miratimit të ligjeve, e cila kjo situatë ka nervozuar një grup deputetësh të PD, të cilët përveçse kritikave të ashpra ndaj tij, një pjesë e tyre janë shprehur se Rama ka frikë të paraqitet në Parlament pasi është i kapur nga krimi dhe klanet mafioze.
Ndërsa deputeti demokrat Tritan Shehu i cili e kishte thirrur dhe në inerpelancë Kryeminsitrin Rama, por pa sukses, theksoi se është argat dhe shërbetor i Beogradit prandaj refuzon të paraqitet.










