Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e masës së sigurimit ndaj Gentian Gjylit dhe Erald Elezit, të përfshirë në një nga dosjet hetimore që ka sjellë debate politike dhe ka lidhje me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar më 12 maj 2026 zgjatjen me tre muaj të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për dy të pandehurit.
Pas shqyrtimit, gjyqtari Erjon Çela vendosi pranimin e kërkesës dhe zgjatjen për një periudhë 3-mujore.
Sipas vendimit nr. 366 të datës 18 maj 2026, Gentian Gjyli, ish-kreu i ARRSH, dhe Erald Elezi, ish-kreu i KESH, do të qëndrojnë nën masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për tre muajt e ardhshëm.









