-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lushtaku rrahu zyrtarin e VV/ LDK: Gjuha e urrejtjes prodhon tension e cënon sigurinë publike!

Kryesoret

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reagur lidhur me dhunën e ushtruar ndaj zv.ministrit të Financave në Kosovë, Hysni Mehani, zyrtar i VV, nga kryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku.

Ndërkohë Sami Lushtaku menjëherë pas incidentit ka thënë se pushteti i Kurtit përmes mekanizmave të tij ka dashur të më sulmojë.

Publikohet fotoja e zyrtarit të Vetëvendosjes që rrahu Sami Lushtaku

Reagimi i LDK

Gjuha e urrejtjes prodhon tension, cenon sigurinë publike dhe krijon ambient ku dhuna rrezikon të shihet si mjet i pranueshëm i përballjes politike. Kjo është e papranueshme për një republikë demokratike. Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se mospajtimet politike duhet të mbeten gjithmonë brenda normave demokratike, institucionale dhe qytetare. Republika jonë ka nevojë për debat politik, për garë të ideve dhe vizioneve, jo për linçim, frikësim apo sulme ndaj kundërshtarit politik.

Kosova ka nevojë për maturi politike, përgjegjësi shtetërore dhe sundim të ligjit. Çdo akt dhune, çdo gjuhë urrejtjeje dhe çdo përpjekje për intimidim politik duhet të refuzohet qartë dhe pa ekuivok nga të gjithë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit