Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave për sigurimin e “Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026”, një event sportiv që do të zhvillohet nga 18 deri më 22 maj në disa qytete dhe rrugë kombëtare të vendit.
Itinerari i etapave do të jetë si më poshtë:
-Etapa I-data 18.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.
-Etapa II-data 19.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.
-Etapa III-data 20.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.
-Etapa IV-data 21.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.
-Etapa V-data 22.05.2026
Orari i bllokimit: 10:00
Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.
Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.









