-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Lushtaku për në polici: I përgjigjem drejtësisë dhe kombit pa dallim nga Kurti!

Kryesoret

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, me anë të një postimi në facebook, para intervistimit në polici lidhur me rastin e djeshëm të dhunës ndaj zyrtarit të VV në këtë komunë, është shprehur “si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë, kombit dhe republikës pa dallim nga Albin Kurti.

Tension në Skënderaj/ Veteranët e UÇK-së: Ejani të mbrojmë gjeneral Lushtakun

 

Postimi i Lushtakut

Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit.
Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë.
I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka.
Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës.
Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit