-sidi education-spot_img
26.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Populli në shesh, Rama shton luksin në Kryeministri

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me punimet që po kryhen në ambientet e Kryeministrisë, duke i cilësuar ato si shpenzime të tepërta në një kohë kur, sipas tij, qytetarët po protestojnë për çështje të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Ai ka publikuar edhe foto nga ambientet në fjalë, duke ngritur shqetësime për prioritetet e qeverisë.

Postimi i Ramës:

Populli në shesh kundër korrupsionit dhe arrogancës, ndërkohë Edi Rama shton luksin në zyrën e tij
Në mes të sharjeve e damkosjeve për të rinjtë që kanë mbushur sheshet, herën e fundit Edi Rama tha se disa kërkesa po i degjonte e po i mbante shënim. Arsyeja kryesore që janë ngritur njerëzit në protestë është korrupsioni dhe arroganca, trajtimi i buxhetit dhe i pasurive të vendit si të ishin pronë private e Edi Ramës.
Arsyeja kryesore pse sheshet janë në revoltë është varfëria e pamundësia e shumicës së njerëzve përballë luksit të shfrenuar të qeveritarëve.
Dhe ja si i përgjigjet Edi Rama kësaj kërkese. Punimet në foto po bëhen në hollin e Kryeministrisë dhe vleresohet se janë tejet të shtrenjta. Kushtojnë qindra mijë euro. Ndërkohë që protestohet prej 36 ditësh para zyrës së tij, autokrati fokusin e ka tek luksi personal!
Shihni pra diferencën mes fjalëve dhe veprave të një autokrati të korruptuar.
Pasi me taksat e qytetarëve ndërtoi një kopsht privat që kushtoi mbi 4 milionë euro, për t’u çlodhur, tani Edi Rama po shpenzon dhe ca qindra mijë euro të tjera për hollin e zyrës së tij… Çmenduri!!!
Ai nuk ka asnjë lidhje me qytetarët e shqetësimet e tyre të përditshme. Ai nuk do t’ia dijë se në spital mungojnë shtretërit dhe ilaçet.
Ai është i përqëndruar vetëm tek privilegjet dhe shpenzimet faraonike.
Edi Rama nuk meriton të qëndrojë më asnjë ditë në detyrë. Ai po përbuz shqiptarët në çdo moment të ekzistencës si Kryeministër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit