Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar qasjen e Bashkimit Europian ndaj Rusisë, duke theksuar se Evropa nuk po shfrytëzon sa duhet potencialin e saj diplomatik për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
“Është gabim që vetëm SHBA të mbajë kontakte me Rusinë. Evropa duhet të përdorë më shumë ndikimin e saj diplomatik,” tha Merkel në një intervistë për WDR. Ajo shtoi se kishte propozuar një kornizë dialogu mes BE-së dhe Rusisë që në vitin 2021, por kjo nuk u realizua për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet vendeve anëtare.
Merkel theksoi se diplomacia duhet të mbetet një pjesë thelbësore e zgjidhjes së konflikteve, duke rikujtuar përvojën e saj personale në negociatat mes Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës.









