Zvërneci është kthyer këtë të shtunë në një arenë përplasje mes policisë dhe një grupi qytetarësh nga Vlora por të mbështetur nga aktivistë në Tiranë që protestuan kundër ndërtimit të resortit.
“Duhet ndalur Junta policore e Edi Ramës! Kjo është e papranueshme.
Këto janë pamje që na kujtojnë Milloshevicin kur bënte represion mbi shqiptarët në Kosovë” shprehet Adriatik Lapaj.
Çfarë po ndodh në Zvërnec?
Ndërsa banorët vendas dhe jo vetëm protestojnë kundër uzurpimit të plazhit të Pishë-Poros në Nartë për ndërtimin e një resorti të lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, dokumentet e siguruara nga BIRN zbulojnë se pas projektit turistik fshihet një rrjet kompanish dhe individësh me të shkuar të dyshimtë – të përfshirë në procedime penale dhe konflikte pronësie ende të pazgjidhura.
I vetmi nga PD-ja/ Deputeti Korreshi: Në Zvërnec maskat tërheqin njerëzit zvarrë









