Flota Amerikane Militarizmi dhe Gjeopolitika !
Fundi apo rifillimi i një epoke të re në ndërtimin e aeroplanmbajtëseve të reja amerikane ?
SHBA-të “nuk munden” të ndërtojnë dhe tė mirëmbajnë aeroplanmbajtës të rinj ?
Edhe pse SHBA-të kanë 11, aeroplanmbajtëse në letër, flota amerikane mund të mbajë në funksion vetëm një numër të vogël të tyre.
Gjashtë Aeroplanmbajtëse të reja 2027-2043 ?
Sigurisht që amerikanët do e marrin seriozisht këto çështje nëse jo, Marina amerikane po shkojmë drejt një disfate të madhe në det. Megjithatë, pas USS Gerald R. Ford, Flota Amerikane planifikon të vë në shërbim të paktën gjashtë anije të tjera të së njëjtës klasë. Flota amerikane planifikon që :
▪️CVN-79 John F. Kennedy të hyjë në shërbim në mars 2027
▪️CVN-80 Enterprise në mars 2031,
▪️CVN-81 Doris Miller në shkurt 2034,
▪️CVN-82 William J. Clinton në vitin 2040 dhe ▪️CVN-83 George W. Bush në vitin 2043
Procesi i ndërtimit të transportuesve- aeroplanmbajtësëve të rinj për të zëvendësuar flotën po ecën gjithashtu me një ritëm të ngadaltë. Në Newport Shipyard, dorëzimi i transportuesit të aeroplanëve të klasit Ford, USS Doris Miller (CVN-81), është shtyrë nga viti 2032 në vitin 2034. Kjo do të thotë që ndërtimi i anijes, i cili filloi në vitin 2019, do të zgjasë të paktën 15 vjet. Në të njëjtën datë, aeroplanmbajtësja USS Enterprise (CVN-80), e cila nisi punimet po atë vit, po përballet gjithashtu me një vonesë të ngjashme.
Dorëzimi i anijes, fillimisht i planifikuar për korrik 2030, është shtyrë për në mars 2031. Kjo do të thotë që ndërtimi do të zgjasë më shumë se 12 vjet. Kari Wilkinson, presidente e Newport News Shipbuilding, njoftoi se po e vonojnë dorëzimin e aeroplanmbajtëses për shkak të vonesave në zinxhirin e furnizimit. Mes tjerash Wilkinson tha :”Vonesa ishte për shkak të problemeve të shkaktuara nga mbërritja e vonë e pajisjeve të mëdha dhe kritike, të cilat penguan ndërtimin fillestar të anijes”
Pas USS Gerald R. Ford (CVN-78), anija e dytë në seri, USS John F. Kennedy (CVN-79), është stacionuar gjithashtu në kantierin detar për shkak të një procedure prokurimi. Dorëzimi i transportuesit, i cili është ende në ndërtim e sipër, ishte planifikuar fillimisht për qershor 2022. Kjo datë u rishikua më vonë në shtator 2024. Megjithatë, anija nuk është vënë ende në shërbim. Objektivi tani është që JFK t’i dorëzohet Marinës Amerikane, me shumë mundësi në mars 2027. Industria e mbrojtjes amerikane, e cila shpesh kritikohet për kapacitetin e saj të pamjaftueshëm të ndërtimit të anijeve, tani do të duhet të luftojë për të mirëmbajtur anijen e parë të klasit ‘Ford'(USS Gerald R. Ford).
Anija më e shtrenjtë në botë, pas një misioni 326-ditor pa ndalesë, u ankorua në Bazën Detare të Norfolkut më 16 maj 2026. Anija, e cila ka pasur probleme me “keqfunksionime” në tualete, sabotim të dyshuar dhe zjarre, mori pjesë në sulme ajrore kundër Venezuelës, Iranit dhe Jemenit gjatë misionit më të gjatë detare të SHBA-së që nga Lufta e Vietnamit. Ndërsa ekuipazhi, i lodhur nga detyra e gjatë, u nis për në shtëpitë e tyre më 16 maj, një admiral në pension i Marinës Amerikane raportohet të ketë thënë për Gerald R. Ford:”Kjo anije është kthyer dhe askush nuk e di se kur do të riniset në misione “.
🔷Sipas njė reviste tė Sigurisë Kombëtare të SHBA-së e cila përmbledh aventurën e fundit të aeroplanmbajtëses bërthamore prej 100,000 tonësh i përshkruan si më poshtë:
“326 ditë të vazhdueshme në det; kaloi Atlantikun katër herë, operacione luftarake në dy kontinente, qindra operacione luftarake, anijet shoqëruese qëlluan dhjetëra raketa, një zjarri i madh që zgjati për 30 orë, detyroi 600 marinarë të linin kabinat e tyre”. Dështime të përsëritura të sistemit brenda … Ekuipazhi prej 4,500 personave(ushtarak) u mbajt së bashku me një metodë që askush nuk e planifikoi dhe të cilën komandanti i operacioneve detare nuk dëshiron ta përsëritet kurrë më…
Ford është aeroplanmbajtësja më ambicioze teknologjikisht e ndërtuar ndonjëherë. Si anija kryesore e kësaj klase, e cila zëvendëson flotën e Nimitz, me një çmim prej 13.3 miliardë dollarësh, është anija më e shtrenjtë në historinë e njerëzimit. Prototipi, i cili do të jetë modeli për të gjitha transportueset e ardhshme të klasit ‘Ford’. Tani po hyn në kantierin detar për mirëmbajtje afatgjatë. Marina po i rikthehet një pyetjeje që e ka bërë në heshtje prej dy vitesh: Në një epokë të raketave me rreze të gjatë veprimi të Kinës, kërcënimeve hipersonike dhe dronëve, a është ende “super-aeroplanmbajtësja” pikëmbështetja e duhur për shfaqjen e fuqisë së Amerikës ?
Me datën e dorëzimit të aeroplanmbajtësve të rinj të klasit Ford që shtyhet vazhdimisht, flota Amerikane nuk mund t’i nxjerr jashtë përdorimi aeroplanmbajtëset e vjetra të klasit Nimitz (USS Nimitz, nxjerrja jashtë përdorimi ishte planifikuar për vitin 2026), ende operon brenda një task force në Amerikën e Jugut.
🔳Dalja në “pension” e USS Dwight D. Eisenhower, është shtyrë për në vitin 2028. Brandon Weichert, një nga redaktorët e vjetër të çështjeve të mbrojtjes në SHBA, përshkruan situatën aktuale: “Datat e dorëzimit për USS John F. Kennedy dhe USS Enterprise, të cilat supozohet të zëvendësojnë transportuesit e klasit Ford, janë vonuar. USS Gerald R. Ford me vlerë 13 miliardë dollarë sapo është kthyer nga një mision 326-ditor i dëmtuar nga një zjarr në lavanderi dhe instalime të dëmtuara. Amerika ka 11 aeroplanmbajtëse, që nga ana operacionale , vetëm një pjesë e tyre janë gati për luftime. Vonesat në programin e transportuesve të aeroplanëve të klasit Ford e ndërlikojnë gjithçka, duke e mbajtur gjallë klasën e vjetër Nimitz. Doktrina ekzistuese e flotës amerikane kërkon ruajtjen e një pranie transportuesish aeroplanësh për kontrollin detar, në nivel global. Megjithatë, vonesat në ndërtimin e anijeve dhe mangësitë në mirëmbajtje e bëjnë këtë të pamundur pa mbingarkuar anijet e vjetra si Nimitz dhe Eisenhower. Nëse ato anije të vjetra do të hiqeshin nga përdorimi, flota e transportuesve të aeroplanëve do të binte nën nivelin e 11 platformave të vendosura nga Kongresi.”
🔻Situata aktuale vë në rrezik një problem tjeter në rritje ?
Investimi në transportues masivë aeroplanësh nuk është më aq i vlefshëm siç ishte dikur, ngase :
▪️Ato janë shumë të shtrenjta
▪️Shumë të ndjeshme ndaj raketave
▪️Shumë të kushtueshme për t’u mirëmbajtur ▪️Dhe shumë të vështira për t’u zëvendësuar në kohë lufte, aq më tepër kur jetojm në një epokë raketash hipersonike dhe dronësh që rreziokojn ndjeshëm lëvizjet e të gjitha klasëve të aeroplanmbajtëseve amerikane. Ndërkohë, industria e ndërtimit të anijeve në Kinë vazhdon të prodhojë shumë më tepër se ajo e Amerikës.
🔴Prova me Iranin dhe me Huthët në Detin e Kuq ?
USS Dwight D. Eisenhower ka qenë tashmë në një pozicion të vështirë gjatë operacioneve në Detin e Kuq, madje edhe kundër kërcënimeve të nivelit të ulët si Huthët. Si do të vepron atëherë, fuqia amerikane kundër Iranit e aq më tepër kundër një kundërshtari të barabartë siq është Kina ?









