Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin një mundësi negociatave me Iranin, duke theksuar se nuk është i nxituar për të arritur një marrëveshje.
Duke folur para gazetarëve në Bazën Ushtarake Andrews pranë Uashingtonit, Trump krahasoi situatën aktuale me konflikte të mëparshme të SHBA-së në Afganistan dhe Vietnam. “Jam këtu prej tre muajsh dhe pjesa më e madhe e kësaj kohe ka kaluar në armëpushim. Do t’i japim një mundësi kësaj. Nuk jam me nxitim,” tha ai.
Gjithashtu, presidenti bëri një koment të fortë duke pretenduar se SHBA “praktikisht kanë marrë kontrollin” e Iranit, pa dhënë më shumë detaje mbi këtë deklaratë.









