-sidi education-spot_img
19.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti BE–Ballkani Perëndimor/ Rama të premten në Mal të Zi, zbardhet agjenda

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë më 5 qershor 2026 në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet në Tivat të Malit të Zi, ku do të mblidhen liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të rajonit.

Samiti synon të forcojë partneritetin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, me fokus në procesin e integrimit europian dhe bashkëpunimin rajonal. Takimi do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, dhe do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović.

Në takim pritet të marrin pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Nën temën “Prosperiteti i Përbashkët dhe Stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, liderët do të diskutojnë mbi zgjerimin e BE-së, integrimin gradual të vendeve të rajonit në politikat dhe tregun europian, si dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Samiti në Tivat zhvillohet në kuadër të Agjendës Strategjike të Këshillit Europian 2024–2029 dhe konsiderohet si një nga takimet kryesore për perspektivën europiane të rajonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit