Dinamo City vijon përgatitjet për sfidën ndaj KF Elbasani, me trajnerin Ilir Daja që pritet t’i japë sot dorën e fundit skuadrës. Bluve do t’u mungojnë sërish disa lojtarë të rëndësishëm, megjithatë situata paraqitet më e mirë krahasuar me ndeshjen ndaj Vllaznia Shkodër falë rikthimeve në grup.
Teikseira, Qefalija dhe portieri Teqja janë rikthyer në stërvitje, ndërsa në dyshim mbetet Dejvi Bregu për shkak të një dëmtimi në pulpë. Ndërkohë, mungesa të sigurta për këtë takim janë Faton Neziri dhe Lorran.
Sa i përket formacionit, në portë pritet sërish Kiri, ndërsa në repartin ofensiv Guindon mund të aktivizohet si titullar, i mbështetur nga Berisha dhe Nani në krahë.









