Dalin detajet e reja nga plagosja me armë mbrëm pas mesnate te kthesa e Kamzës, teksa 19 vjeçari Rigers Sylaj po i tregonte pistoletën shokut të tij 17 vjeçar, i cili e ka shkrepur duke menduar se nuk kishte fishek në fole.
Policia ka arrestuar 19 vjeçarin dhe dy shokët e tij që kanë qenë të pranishëm në ngjarje, ndërkohë 17 vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.









