Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një postimi në rrjetin e saj zyrtar facebook ka njoftuar se të enjten e 28 majit do të mbajë tubimin e madh elektoral në Prishtinë, në kuadër të zgjdhejve të reja të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Postimi i LDK
Të enjten, më 28 maj, nga ora 18:00 ju presim në tubimin e madh elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë tubim, do të bëhet zyrtarisht hapja e fushatës si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë.
Shihemi të enjten, në sallën 1 tetori në Prishtinë, nga ora 18:00.
Related