-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe për 26 majin 1996: Socialistët nuk harrojnë, historia e PS nuk nis me ju

Kryesoret

Deputeti socialist Erion Braçe ka shënuar 30-vjetorin e zgjedhjeve të 26 majit 1996 me një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka kujtuar ngjarjet e asaj periudhe dhe ka hedhur kritika ndaj atyre që, sipas tij, po e harrojnë historinë e Partisë Socialiste.

Ai thekson se 26 maji i vitit 1996 mbetet një nga momentet më të rënda të pluralizmit në Shqipëri dhe se kujtesa e asaj kohe nuk duhet të zbehet.

Postimi i Braçes:

26 MAJ 1996-26 MAJ 2026
30 VITE NGA ZGJEDHJET ME TE DHUNSHME,
ME TE PERGJAKSHME, NE HISTORINE E RE TE SHQIPERISE!
1. UDHEHEQESIT SOCIALISTE HARROJNE, SOCIALISTET JO!
Per te gjithe ata qe ne 26 Maj nuk kishin lindur, padija eshte e mirekuptuar. Por secili duhet te kuptoje se qendresa e burrave e grave te 26 Majit, ndryshoi rrjedhen e historise ne kete vend, pershpejtoi rrezimin e nje regjimi KRIMINAL qe po vidhte dhe vriste. Per te gjithe ata qe ne 26 Maj ishin te mitur, pane prinderit e tyre te masakroheshin pasi ju kishin marre gjithcka, perfshi punen dhe sot drejtojne, harresa eshte e pafalshme. Por secili prej tyre duhet te kuptoje qe historia e Partise Socialiste nuk nis me ta. Per gjithe te tjeret qe e dine ceshte 26 Maji, e kane jetuar, kane mesuar per te por nuk e kane provuar, harresa nuk eshte politike. Secili prej tyre duhet te kuptoj se eshte gjaku i socialisteve, popullit te majte te masakruar ne 26 Maj ne mes; gjaku nuk eshte uje, nuk behet uje, nuk shuhet me uje, nuk falet!
2. SOT, UNE BEJ 30 VITE I ZGJEDHUR, ME VOTE TE SOCIALISTEVE, TE MAJTEVE, TE NJEREZVE QE KANE BESUAR NE NENTE PALE ZGJEDHJE!
Kam kerkuar disa here ne 30 vite procesverbalet e zgjedhjeve te 26 Majit; me ne fund i gjeta; Une u zgjodha per here te pare ne keto zgjedhje, keto proces verbale hartuar pas dhunes barbare e masakres elektorale e deshmojne.
Jane te gjithe njesoj-tregojne se kane votuar 95, 96 deri ne 100% te listes se votuesve; jane te korrigjuar dhe deshmojne masakren dhe pas masakren; dy kohe, ne te paren une isha humbes, ne te dyten isha fitues-groteske por me gjak.
Nga Qershori i 1997tes, ne 2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025, tete here rresht une jam paraqitur ne zgjedhje, jam zgjedhur me vote te socialisteve, te majteve e njerezve qe kane besuar; kam qendruar e jam munduar te bej punen, me peshkushtim e besnikeri ndaj ketyre njerezve ne Polican, BERAT, Kucove, Ure, Divjake, Lushnje FIER; kete pu bej edhe ne TIRANE; JAM ENDE NE BORXH ME SECILIN VOTUES, SOCIALIST E JO VETEM, KESHTU DO JETE GJITHE JETEN!
Nuk ka pune e rezultat i arritur permes punes, qe vjen ne balance me nderin me te madh ne jete, TE QENIT I ZGJEDHUR, NE PUNE PREJ ATYRE NJEREZVE!
Pafund krenar qe 30 vite me pas, nuk me dine thjesht deputet te BERATIT, por NGA BERATI;
Sic nga DIVJAKA, Krutja, Allkaj, Bubullima, Kolonja, TANI NGA 5 sa E TIRANES, TIRANA VETE!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit