Kremlini ka deklaruar se Evropa nuk mund të luajë rolin e ndërmjetësuesit në konfliktin në Ukrainë, duke argumentuar se Bashkimi Europian është i pozicionuar qartë në krah të Kievit dhe po mbështet Ukrainën edhe me furnizime ushtarake.
Sipas Moskës, kjo situatë e bën të pamundur që BE të shihet si palë neutrale në procesin e mundshëm të paqes.
“Për momentin, Evropa është palë në konflikt përkrah Ukrainës. Të mos harrojmë se armët evropiane po qëllojnë drejtpërdrejt drejt nesh dhe është e pamundur ta injorojmë këtë. Prandaj, natyrisht, Evropa nuk mund të pretendojë se po ndërmjetëson në asnjë mënyrë. Gabimi më i madh që po bëjnë evropianët është refuzimi i dialogut me Rusinë, pasi pa dialog nuk mund të zgjidhen çështjet,” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.









