Shqipëria ka reaguar zyrtarisht përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të drejtuar nga Ferit Hoxha, pas sulmit me dron në qytetin Galați të Rumanisë, ku një ndërtesë banimi u godit dhe disa civilë, përfshirë edhe një të mitur, mbetën të plagosur.
Tirana zyrtare e ka dënuar incidentin si një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Rusisë, duke shprehur solidaritet të plotë me Rumaninë.
“Shqipëria dënon sulmin rus me dron në Galați, Rumani, i cili goditi një ndërtesë banimi dhe plagosi civilë, përfshirë një të mitur. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe autoritetet e Rumanisë dhe u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të plagosurve. Ky incident përfaqëson një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse dhe nënvizon më tej absurditetin dhe koston njerëzore të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.”









