-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djegie në trup pas rrëzimit të dronit rus në Rumani, mjekët japin detaje për dy të plagosurit

Kryesoret

Një grua 53-vjeçare dhe një djalë 14-vjeçar janë plagosur pasi një dron rus u rrëzua mbi një bllok apartamentesh në qytetin Galati të Rumanisë, duke shkaktuar edhe zjarr.

Sipas autoriteteve shëndetësore, të dy të lënduarit ndodhen në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme. Gruaja po trajtohet në repartin e Kirurgjisë Plastike me djegie të shkallës së parë dhe të dytë në këmbë, si dhe lëndime nga xhami.

Ndërsa i mituri është shtruar në spitalin pediatrik “Sf. Ioan”, ku po merr trajtim për djegie në parakrahë. Mjekët bëjnë të ditur se ai ka djegie të lehta në një pjesë të vogël të trupit dhe nuk paraqet rrezik për jetën, duke mbetur nën kujdesin e stafit mjekësor.

Autoritetet po vijojnë monitorimin e gjendjes së të plagosurve, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten nën hetim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit