Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, paralajmëroi se Rusia nuk duhet të lejohet të shkelë hapësirën ajrore europiane pa pasoja.
Deklarata e saj vjen pas incidentit të fundit në Galati, Rumani, ku një dron rus goditi një ndërtesë banimi gjatë një sulmi ndaj infrastrukturës ukrainase, duke rritur shqetësimet për sigurinë rajonale dhe për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.
“Rusia ka kohë që nuk respekton më kufijtë. Moska nuk mund të lejohet të cenojë hapësirën ajrore europiane pa u ndëshkuar. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë zotuar të rrisin presionin ndaj Rusisë, të shtojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të investojnë më shumë në gatishmërinë mbrojtëse të Europës.”









