Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO-së që rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë me garanci pasurore.
Beqaj ndodhet në qeli që prej korrikut 2024, si i dyshuar për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për dosjen “Saspac”, përfshirë korrupsion, shkelje të barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe mosdeklarim pasurie.
Paralelisht, ai po gjykohet edhe për çështjen e “Sterilizimit”, në një proces të ndarë nga ai kryesor.









