-sidi education-spot_img
27.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkimi Liberal Demokrat dhe Nisma Reforma Reale: Dënojmë dhunën në Zvërnec

Kryesoret

Bashkimi Liberal Demokrat dhe Nisma Reforma Reale kanë reaguar lidhur me protestën në Zvërnec duke dënuar dhunën e ushtruar.

“Dënojmë ashpër dhunën e ushtruar nga personat e maskuar të Rilindjes.
Nuk jemi të befasuar nga sjellja e Policisë së Shtetit, e cila tashmë është shndërruar në një instrument të pushtetit partiak të Partisë Socialiste, nën frymën dhe drejtimin politik të z. Rama dhe qeverisë së tij.
Dhuna e ushtruar në një pronë shtetërore, e cila është rrethuar dhe trajtuar si kantier ndërtimi, përbën një shkelje të rëndë të ligjit. Pasuritë publike, si bregdeti, malet dhe hapësirat e tjera shtetërore, nuk mund të rrethohen apo të kufizohet qasja në to, pasi ato u përkasin të gjithë qytetarëve. Rrethimi i pasurisë publike me justifikimin e zhvillimit të një projekti privat është në kundërshtim me frymën e ligjit.
Ata që pretendojnë se gjithçka është në rregull vetëm për shkak të ekzistencës së një dokumentacioni që e paraqet pronën si private, në fakt po i shërbejnë procesit të tjetërsimit dhe plaçkitjes së pasurive të Shqipërisë.
Solidarizohemi me çdo banor dhe qytetar që kërkon të mbrojë pronën private dhe atë publike nga çdo investim që nuk garanton transparencë dhe llogaridhënie.
Prania e qytetarëve është tregues se shqiptarët e duan Shqipërinë dhe pronën publike, e cila po merret në mënyrë të dhunshme nga ata që synojnë ta kthejnë vendin në një parajsë fiskale në shërbim të interesave të ngushta, duke cenuar sigurinë publike dhe atë kombëtare.
Duhet të ketë reagim ndaj çdo padrejtësie që lind nga bashkëveprimi ndërmjet pushtetit ekzekutiv dhe interesave të ngushta, të cilat po i varfërojnë qytetarët shqiptarë duke i privuar nga pasuritë shtetërore dhe publike.
Mesazhi duhet të jetë i qartë çdo qytetar duhet të reagojë me të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore, nga pozicioni ku ndodhet, kundër këtij fenomeni të grabitjes së pasurisë kombëtare” mbyllet deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit