-sidi education-spot_img
25.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Braçe: Pa praninë e ministrave, seancat bëhen sikur flasim me veten

Kryesoret

Deputeti socialist Erion Braçe ka folur në Kuvend për problematikat e pronave në Vlorë dhe në gjithë vendin, duke i lidhur ato me ligjin 7501 dhe zhvillimet e viteve të para të tranzicionit.

Ai ka kërkuar gjithashtu më shumë prezencë të ministrave gjatë seancave plenare, në mënyrë që shqetësimet e deputetëve të adresohen drejtpërdrejt.

“Në vitin 2009, drejtuesi i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka qenë njëri që ti e njeh shumë mirë. Meqë i përmende emrin, kam qenë i vetmi në këtë sallë që në vitet 2000-2003 kam qenë i pari që kam denoncuar grabitjen e pronave në Vlorë dhe veçanërisht në këtë territor për të cilin bëhet fjalë. Mund të hapësh gazetën ‘Zëri i Popullit’, është publikuar 200 ditë rresht, se çfarë i kishte ndodhur nga viti 1993 e në vijim, veçanërisht me procesin e shndërrimit të tokës që ishte fond pyjor, në tokë bujqësore, për t’u ndarë me 7501 për të gjithë ata që sot thonë jemi homogjenë grekë”, u shpreh Braçe.

“Unë jam fajtori gjithmonë, s’ka asnjë problem. Me thënë të drejtën, këto seanca janë bërë që të gjithë deputetët që vijnë nga Java e Gjelbër dhe ngrenë shqetësimet e tyre në prani të ministrave. Pa praninë e tyre, më duket sikur flasim me veten. Unë e kërkoj shumë ministrin e Bujqësisë, por nuk e gjej. Të hënën e kaluar, unë dhe disa bujq i kemi dërguar një shkresë zyrtare nga Kuvendi drejt drejtorisë së AKU-së, duke sjellë në vëmendje faktin se prej muajsh në treg po shitet ure me përqindje azoti më të ulët se ajo e lejuar. Është një fertilizant i domosdoshëm për drithërat. Nuk kam marrë asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë. Këto dua t’i them edhe ministrit edhe drejtuesit të AKU-së”, u shpreh Braçe.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit