Në Tiranë po zhvillohet protesta e dytë radhazi për mbrojtjen e zonës së mbrojtur të Zvërnecit, ku mijëra qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme.
Protestuesit do të marshojnë më pas drejt Kryeministrisë, ndërsa gjatë tubimit disa qytetarë kanë vendosur tel me gjemba rreth godinës së Ministrisë së Brendshme, si shenjë e pakënaqësisë dhe për të treguar angazhimin e tyre për mbrojtjen e zonës natyrore.
Ky tubim vjen pas thirrjeve të mëparshme nga rrjetet sociale dhe pas përplasjes së regjistruar ditët e fundit në Zvërnec gjatë një proteste të mëparshme, duke reflektuar tensionin dhe përfshirjen e qytetarëve në çështjet mjedisore.
/5pyetjet.al









