-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Drejtori Skënder Hita: Policia e fjetur, na turpëruan në Vlorë!

Kryesoret

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës, këtë të hënë, 1 qershor 2026. Ndreu mbante deri më tani detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë. Por pas ngjarjeve në Zvërnec, Skënder Hita e dërgoi në Vlorë. Drejtori i përgjithshëm ishte vetë i pranishëm sot për ta prezantuar ku deklaroi se policia ishte në gjumë ditën e shtunë gjatë incidenteve dhe se “na turpëroi”.

Sot prezantova drejtorin e komanduar, Edvin Ndreun, i cili do të ketë detyrën e rëndësishme të riorganizimit dhe forcimit të strukturave policore në qarkun e Vlorës. Drejtori i Policisë së Vlorës u shkarkua dy ditë më parë, për shkak të dështimit në menaxhimin e tubimit të datës 30 maj në Zvërnec por edhe për informacionin e pavërtetë që u përçua publikisht për një qytetar që u mor dhe u dhunua publikisht nga rojet e sigurisë private në kantier.

I kërkoj Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë që të jetë sa më e hapur dhe sa më profesionale në shërbim të qytetarëve dhe të mos përfaqësohet para publikut me dobësinë e papranueshme të tre ditëve më parë në Zvërnec, ku policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale për të parandaluar marrjen me forcë të qytetarit apo duke mos identifikuar dhe arrestuar në kohë punonjësin që goditi qytetarin. Ajo trupë na turpëron të gjithëve” tha Hita.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit