Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë ceremonisë së 35-vjetorit të themelimit të PS-së në Tiranë, theksoi se një nga arsyet kryesore të sukseseve elektorale të partisë është aftësia për t’u hapur dhe për t’u lidhur drejtpërdrejt me njerëzit.
Ai vlerësoi rolin e patronazhistëve si shtyllë të komunikimit dhe lidhjes së partisë me qytetarët.
“Nga Gramozi, unë dua të kaloj tek ata që askush nuk i përmendi, se të gjithë thonë socialistë në tërësi, por që janë arsyeja bazë e të gjitha sukseseve tona elektorale, që janë patronazhistët e PS. Patronazhistët e PS, janë ata që bëjnë, në fakt e kanë bërë dhe e bëjnë, atë që Gramoz bën me të gjithë familjen socialiste, por e bëjnë me atë numër të vogël njerëzish që kanë në kujdestarinë e tyre. Unë e çmoj punën e të gjithëve, por mbi të gjitha e çmoj punën e patronazhistëve… Mos humbi lidhjet me njerëzit!”, tha Rama.









