Në protestën që po zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë janë dëgjuar thirrje të ndryshme nga pjesëmarrësit, ku disa prej tyre kanë shprehur pakënaqësi të forta ndaj qeverisë.
“Poshtë spiunëve”, është një nga thirrjet e dëgjuara gjatë tubimit, ndërsa një qytetare ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë qeverisë, si dhe shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe paketës së maleve.
Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonë, duke shprehur qëndrimet e tyre kundër politikave që, sipas tyre, prekin interesin publik dhe pronën.
/5pyetjet.al









