-sidi education-spot_img
32.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Le të përballemi në debat, me prova konkrete se si e kam mbrojtur këtë vend

Kryesoret

Në një tubim të mbajtur në Mitrovicë, ish-presidentja dhe kandidate e LDK-së për postin e presidentit, Vjosa Osmani, ftoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për një debat publik, duke u zotuar të tregojë me prova se si ka mbrojtur Kosovën gjatë mandatit të saj.

“Sulmet terroriste në Banjskë e Ibër-Lepenc ia kujtuan gjithë botës se kemi një fqinj që nuk heq dorë, por le ta dijë ky fqinj nga këtu se nuk do të heqim dorë asnjë milimetër nga mbrojtja e territorit tonë, shtetit tonë. Asnjë presion i vetëm nuk do të na ligështojë kurrë nga ky qëndrim që e kemi mbrojtur çdo ditë në angazhimin tonë politik. E di që ka të tillë që dëshirojnë që qytetarët e Mitrovicës t’i mashtrojnë për këto. Të tillët le ta marrin guximin që të përballemi në një debat, normal politik, me argumente nga ana ime me prova konkrete se si e kam mbrojtur këtë vend dhe sovranitetin e tij,” tha Osmani.

Gjatë tubimit, Osmani prezantoi edhe projektet e saj për zhvillimin e qytetit, duke përfshirë ndërtimin e spitalit më të madh në Evropën Juglindore me një donacion prej 200 milionë eurosh. “Ne kemi një vizion të qartë për këtë qytet, përtej ankesave e dembelisë për punë. Me investime konkrete. Investime, të cilat do të jenë më të mëdha në historinë e pasluftës e që do ta kenë në qendër qytetin e Mitrovicës, që do t’i prijë zhvillimit të vendit tonë edhe pas 7 qershorit,” tha Osmani.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, shtoi se qyteti është lënë pas nga qeveria aktuale: “Mitrovica meriton vëmendjen më të madhe. Një e ardhme e ndritur nuk bëhet duke pritur, as me fjalë të thata, as propagandë, por me ide konkrete. Për këtë qytet mund të themi se është lënë anash tash e sa kohë,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit