Një nga ndërtimet ikonike të Tiranës, Pallati i Kongreseve pritet të shembet! Këtë të martë u zhvillua Konkursi Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Pesë skuadrat finaliste prezantuan përpara jurisë projekt-idetë e tyre arkitekturore. Rama u shpreh se përzgjedhja e pesë finalistëve ka qenë një proces i vështirë për shkak të nivelit të lartë të pjesëmarrjes dhe cilësisë së projekteve.
Godina do të shërbejë si një qendër për aktivitete kulturore, akademike dhe shoqërore.









