-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Provimi i Anglishtes, bie numri i maturantëve në Elbasan

Kryesoret

Këtë të martë rreth 26.600 maturantë nga e gjithë Shqipëria do ti nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore 2026, atë të gjuhë së huaj (Anglisht).

Bazuar në kalendarin e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit provimi do të fillojë në orën 10:00 dhe përfundojë në orën 12:30.

Sipas ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, me anë të një postimi në rrejtin e saj facebook ka njoftuar se për mbarëvajtjen dhe integritetin e këtij procesi, në të 144 qendrat e provimit janë angazhuar mbi 2 mijë mësues administratorë, 170 monitorues nga ministria dhe 650 vlerësuesqë do të ndjekin me përkushtim çdo etapë.

Ndërkohë siç raportohet numri i maturantëve në qarkun e Elbasanit është ulur ndjeshëm.

Të dhënat për qarkun e Elbasanit:

ZVA Elbasan: në provim 1400 maturantë.

ZVA Peqin: 115 maturantë/ Një vit më parë 123 maturantë

ZVA Librazhd: 265 maturantë/ Një vit më parë 286 maturantë

ZVA Belsh: 75 maturantë/ Një vit më parë 100 maturantë

ZVA Gramsh: 161 maturantë/ Një vit më parë 183 maturantë

ZVA Cërrik: 150 maturantë/ Një vit më parë 158 maturantë

ZVA Prrenjas: 210 maturantë/ Një vit më parë 200 maturantë

Matura 2026, sot në provimin e parë të gjuhës së huaj!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit