-sidi education-spot_img
19.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emrat/ I vendosën tritol në makinë, arrestohet 21 vjeçari!

Kryesoret

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e Sarandës ku në makinën e Mirash Gjikollës i është vendosur lënda plasëse tritol në shkurt të 2026.

Sipas policisë bëhet me dije se në pranga të bluve ka rënë 21 vjeçari Ignasjo Kaso, i cili u kap në banesën e tij, si dhe duke i gjetur edhe një armë zjarri pistoletë.

Dyshohet se 21 vjeçari është bashkëpunëtor i dy autorëve të tjerë të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në tentativën për vrasje të një shtetasi duke i vendosur lëndë plasëse në automjetin që drejtonte, më datë 05.02.2026.

Si rezultat i hetimeve, u identifikua, u kap dhe u ndalua një 21-vjeçar i dyshuar si bashkëpunëtor i dy autorëve të dyshuar, të shpallur në kërkim më parë për këtë ngjarje.

Gjatë operacionit për kapjen e 21-vjeçarit, Policia gjeti në banesën e tij dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe intensive, të kryera për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në ngjarjen e mëngjesit të datës 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “Identifikimi”.

Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi I. K., 21 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka nxjerrë urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

21-vjeçari akuzohet si bashkëpunëtor i shtetasve në kërkim G. T. dhe Xh. B., të cilët më datë 05.02.2026 kanë vendosur eksploziv në automjetin që drejtonte shtetasi M. Gj.

Më tej, gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e të ndaluarit, ku u gjet një armë zjarri (pistoletë) me municion, e cila posedohej pa leje.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit