-sidi education-spot_img
25.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Foli Rama, SPAK heq sekuestron për Zvërnecin

Kryesoret

Vetëm pak orë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, prokuroria e posaçme ka zhbllokuar transaksionin për resortin në Zvërnec.

Kryeministri Edi Rama komentoi dje bllokimin e transaksionit financiar të investitorëve të përfshirë në projektin e Zvërnecit, duke e cilësuar këtë veprim “arbitrar dhe negativ”, ndërsa mbrojti vijimin e investimit pavarësisht protestave dhe polemikave që kanë shoqëruar projektin.

LIVE-Rama: Nuk ka shanse të ndalohet investimi në Zvërnec, SPAK mos gabo!

“Për sa kohë ky është një problem i ngritur dhe i shumëpërfolur, është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone.

Është e mirëpritur dhe unë e nxis këtë hetim, por nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë do të jem këtu”, deklaroi ai.

Protestat kanë hyrë në ditën e katërt, por kryeministri nuk tërhiqet.

SPAK sekuestron llogaritë e lidhura me Zvërnecin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit