Një zonë e mbrojtur pranë Vlorës. Një projekt turistik me vlerë prej miliarda eurosh. Protesta të banorëve. Dhe, një hetim nga prokuroria speciale. Çfarë po ndodh në Shqipëri?
Në Zvërnec, fshat pranë qytetit bregdetar të Vlorës, në Shqipëri, punimet përgatitore për një projekt turistik, të lidhur me planet e shpallura më herët nga Jared Kushner, dhëndër i presidentit amerikan Donald Trump, për ndërtimin e hoteleve dhe vilave, nxitën protesta dhe një varg shqetësimesh.
Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile përmendën tri kryesore: ndikimin në mjedis, paqartësitë mbi pronësinë e tokës ku planifikohet ndërtimi, dhe mungesën e transparencës për projektin.
Më 30 maj, protesta në Zvërnec u shoqërua me përplasje të dhunshme me punonjës të sigurimit privat. Protestat më pas u bartën edhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ku u kërkua anulimin i projektit dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. REL









