Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të ndodhur në fshatin Grabovë, gjatë punimeve në një banesë të vjetër.
Sipas të dhënave paraprake, dy punëtorët po kryenin riparime në shtëpi kur është aktivizuar një mjet i dyshuar si armë e vjetër, duke shkaktuar shpërthimin.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, Mustafa Koçi, 43 vjeç, me djegie të lehta në dorë, dhe Ervis Bregu, rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Autoritetet dyshojnë se mjeti mund t’i përkasë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, ndërsa banesa ku ndodhi ngjarja është në pronësi të Koço Zybës, 68 vjeç.









