Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt kundërshtoi të enjten një kërkesë të Komisionit Evropian që Gjermania të heqë kontrollet e kufijve të brendshëm, me argumentin se në BE është ulur numri i azilantëve.
Komisioni tha se kontrollet nuk do të jenë më të nevojshme për shkak të ndryshimeve rrënjësore në politikat e migracionit të bllokut.
BE-ja ka rënë dakord për masa për të rritur kontrollin mbi atë se kush kalon në bllok, duke përfshirë forcimin e procedurave të shqyrtimit dhe ofrimin e më shumë mbështetjes për vendet që pranojnë më shumë migrantë. Këto dispozita do të zbatohen javën e ardhshme.
Ndërkohë sipas Komisionerit Magnus Brunner thuhet se “numrat e migracionit të paligjshëm … po ulen. Jemi në rrugën e duhur. Reformat janë kryer. Kufijtë e jashtëm janë më të mbrojtur. Rregullorja e kthimit është vendosur. … Është koha e duhur për të hequr gradualisht këto kontrolle kufitare”.
Ndër të tjera Dobrindt theksoi se në muajt e fundit kemi parë se sa efektive janë masat tona në frenimin e migracionit të paligjshëm









