-sidi education-spot_img
19.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë në Berlin për Zvërnecin, emigrantët shqiptarë: Natyra është e jona

Kryesoret

Në Berlin, emigrantë shqiptarë janë mbledhur para ambasadës së Shqipërisë në një protestë në mbështetje të tubimeve që po zhvillohen në vend kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura, përfshirë edhe debatin për Zvërnecin.

Tubimi është zhvilluar në orën 18:00, ku pjesëmarrësit kanë shprehur solidaritet me protestuesit në Tiranë, Vlorë dhe qytete të tjera, duke kërkuar ndalimin e ndërhyrjeve në natyrë.

Protestuesit kanë ngritur edhe thirrjen “Natyra është e jona”, ndërsa kanë kritikuar mënyrën e menaxhimit të zonave të mbrojtura, duke adresuar akuza si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj opozitës.

Ata theksuan se reagimi i tyre nuk lidhet vetëm me interesin personal, por edhe me të ardhmen e brezave të ardhshëm në Shqipëri, duke kërkuar mbrojtjen e mjedisit dhe hapësirave të gjelbra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit