Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me banorët e Zvërnecit për të diskutuar mbi investimin e planifikuar në zonë.
Gjatë bisedës, ai ka përmendur edhe raste të tjera të pretendimeve për prona historike në jug të Shqipërisë, duke përfshirë Teatrin e Butrintit.
“Kemi parcela në det. Por më habitëse është historia e Teatrit të Butrintit, ku ka dalë trashëgimtari që pretendon pronësinë e tij. Një familje thotë se Parkun e Butrintit e kemi pasur të gjithë ne, por kur e ke pasur dhe si të erdhën letrat nga Greqia e Lashtë? Ata thonë që i kanë që nga periudha e Turqisë,” tha Rama.









