Një 35-vjeçar është raportuar i zhdukur në Tiranë, pasi prej tre ditësh nuk ka kontaktuar me familjarët e tij. Ai është parë për herë të fundit në zonën e sheshit “Wilson”, teksa lëvizte me automjet.
Familja ka bërë kallëzim në polici dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij. Ndërkohë, uniformat blu kanë nisur hetimet dhe po verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të përcaktuar lëvizjet e 35-vjeçarit.
Sipas informacioneve paraprake, nuk ka të dhëna për konflikte apo rrethana të dyshimta, ndërsa kërkimet vijojnë.
/5pyetjet.al









