Pas një tubimi masiv të mbajtur një ditë më parë në bulevard, ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh, protesta antiqeveritare vijon edhe sot, duke hyrë në ditën e saj të 12-të.
Me thirrjet “Shqipëria nuk shitet”, protestuesit pritet të mblidhen sërish për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Ashtu si në ditët e mëparshme, tubimi është planifikuar të nisë në orën 18:00.









