Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kapacitetet ushtarake të Iranit janë reduktuar ndjeshëm, veçanërisht për prodhimin e raketave dhe dronëve. Ai tha se shumica e fabrikave dhe objekteve që prodhojnë armë janë shkatërruar dhe se Teherani tani ka vetëm një pjesë të vogël të arsenalit të mëparshëm.
Sipas Trump, udhëheqësit iranianë po përballen me realitete të reja dhe sfida të papritura, ndërsa negociatat për të zgjidhur konfliktin nuk janë të lehta dhe kërkojnë kohë dhe durim.
“Ata ende kanë kapacitete të kufizuara. Kanë disa raketa dhe disa dronë, por nuk janë më në nivelin që ishin kur i sulmuam për herë të parë. Udhëheqësit iranianë po përballen me situata që nuk i kishin menduar kurrë më parë dhe tani duhet të marrin vendime të vështira. Nuk kanë zgjidhje tjetër, por kjo proces kërkon kohë. Këta njerëz kanë luftuar për dekada, dhe negociatat për të arritur një marrëveshje kërkojnë vite dhe durim”, u shpreh presidenti amerikan.









