Tirana po përjeton ditën e tetë të protestave, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta ka një pjesëmarrje të gjerë qytetare, me të rinj, të moshuar, familje dhe fëmijë, ndërsa pamjet tregojnë një numër të madh protestuesish të shpërndarë përgjatë bulevardit.
Pankarta të ndryshme si “Rama dorëhiqu”, “Atdheu nuk është në shitje” dhe “Shqipëria e Re” kanë dominuar tubimin, ku protestuesit vijojnë të shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kërkojnë ndryshime politike.









