Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Elbasan për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, ka reaguar lidhur me debatet dhe protestat për projektin në zonën e Zvërnecit, duke theksuar se sipas tij po keqinterpretohen faktet dhe po krijohet dezinformim mbi çështjen.
“Gjithsekush ka opinionin e vet, por nëse je i shqetësuar për flamingot apo natyrën, duhet të bazohemi te faktet dhe jo te manipulimi. Duhet të verifikosh të vërtetën dhe jo të bësh jehonë të gabuar.
Ne nuk negociojmë në këtë drejtim. Nuk bëhet fjalë për dorëheqje nga misioni për integrimin në BE.
Kush do ta çojë Shqipërinë në BE? Nuk mund të ndërtojmë politika mbi keqkuptime apo mbi parulla.
Një shoqëri nuk mund të ecë përpara kur mbizotëron zhurma dhe dezinformimi, sepse ajo bëhet ndotja më e madhe që i bëhet debatit publik.”









