Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shijak. Nga ngjarja ka të plagosur, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i tyre apo gjendja shëndetësore.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.
Deri në këto momente mbeten të paqarta shkaqet e ngjarjes dhe dinamika e plotë e përplasjes.









