Një konflikt mes disa personave në Velipojë, këtë të hënë ka kaluar në dhunë fizike dhe të shtëna me me armë zjarri.
Sipas burimeve mediatike ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, në Velipojë, të cilët disa persona fillimisht janë përfshirë në një konflikt me grushta, ndërkohë njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar në drejtimin e paditur.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobta.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Mësohet se janë identifikuar palët e përfshira në konflikt, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e personit që ka qëlluar me armë zjarri.









