-sidi education-spot_img
18.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO jep vendimin për Bixhekun dhe Tafanin, dënohen ish-anëtarët e grupit të Laert Haxhiut

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për dy ish-anëtarë të grupit të Laert Haxhiut, Kristi Bixheku dhe Artan Tafani, të akuzuar për veprat penale “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Bixheku u dënua fillimisht me 3 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar masa përfundimtare u ul në 2 vite e 4 muaj.

Tafani, i cili kishte përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, u dënua fillimisht me 7 vite burg, por pas zbritjes për gjykimin e shkurtuar dhe marrëveshjes për bashkëpunim, dënimi përfundimtar u ul në 2 vite e 4 muaj burg.

Vendimi pasqyron përpjekjet e gjykatës për të trajtuar në mënyrë të veçantë personat që kontribuojnë në zbardhjen e krimeve të organizuara, duke marrë parasysh rolin e tyre dhe bashkëpunimin me drejtësinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit