Dy turistë gjermanë rezultojnë të humbur prej rreth 48 orësh në zonën malore të Polisit, në bashkinë e Librazhdit. Ata kishin nisur një ecje në thellësi të malësisë, por humbën kontaktin me guidën që i shoqëronte.
Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës kanë nisur një operacion kërkimi në terren, duke përfshirë edhe banorë të zonës që njohin mirë malësinë. Sipas burimeve paraprake, zona është e vështirë për t’u aksesuar dhe mungon sinjali i telefonisë, ndërsa pajisjet GPS të turistëve nuk kanë dhënë gjurmë.
Operacioni pritet të intensifikohet gjatë orëve në vijim për të gjetur turistët dhe për të sqaruar rrethanat e humbjes së tyre.
/5pyetjet.al









